Pse Cobo Kontruksion: Kuratori i erës së detit, valës së kripur e rrezes së diellit. Shtyp

E duam erën e detit tonë, valën tonë të kripur dhe rrezen e diellit që na përket në këtë vend! Dhe, askush më mirë se ne, “Çobo construction”, nuk i përcjell ato brenda në shtëpinë tuaj. Natyra s’ka pse të vijë tek ju: ne jua kemi sjellë atë në shtëpi me konceptin tonë projektues dhe teknikat e ndërthurura të ndërtimit të traditës shqiptare dhe elementëve modernë të arkitekturës bashkekohore.

  • Ne thithim të njëjtin ajër si ju!

Jetojmë këtu, në qytetin e Vlorës bashke me fëmijët tanë. Ne dëshirojmë që këtu të jetojnë edhe nipërit tanë. Ashtu siç ne trashëguam nga të parët tanë një natyrë të mrekullueshme, e shikojmë si obligim që atë t’ua trashëgojmë edhe fëmijëve, dhe nipërve tanë, ashtu siç e morëm nga të parët:

  • të pastër, të bukur!

Për këtë arsye, në politikën e kompanisë sonë është ndalimi pa asnje kompromis i të gjithë materialeve që dëmtojnë tokën, bimësinë dhe detin që ne trashëgojmë.

Sigurisht qe zhvillimi dhe rritja e kompanise eshte arritur duke pasur si filozofi ruajtjen e vlerave dhe mbrojtjen e atyre, por nuk mund te garantonte suksesin nese nuk do realizonte ndërtime:


Multifunksionale
Konceptuar dhe Projektuar për të qënë një godinë multifunksionale duke ju ofruar një zgjidhje perfekte jovetëm për bizesin tuaj apo dhe ambjentet e banimit.


Moderne
Ndërtimi me themele të sigurta nuk është i mjaftueshëm!Gërshetimi fantastik i cilesisë së ndërtimit me një design modern kanë garantuar suksesin.


Konforte
Një sukses që fillon me ndërtimin cilësor, design-in modern dhe që finalizohet me konfortin si të ambjenteve të shërbimit ashtu edhe të atyre të banimit.