Lëndët e para Shtyp
Lëndët e para, që ne përdorim, janë në harmoni të plotë me ambientin. Ato janë materialet më cilësore që gjenden në treguan e jashtëm dhe të brendshëm. Çimentoja, hekuri, pllakat dhe materialet e tjera të ndërtimit, vijnë nga Italia të çertifikuara me standardetet e Bashkimit Europian. Tullat janë prodhim shqiptar i linjës italiane, që ndonëse prodhohen ne vend, janë të standardeve të Bashkimit Europian.

Kemi rastin në biznesin tonë të shprehim dashurinë dhe respektin për vendin tonë, Shqipërinë, për qytetin tonë, Vlorën, duke përdorur në ndërtim vetëm materiale me cilësi te garantuar, që respektojnë mjedisin e qytetit tonë. Sepse, edhe ne jetojmë këtu, bashkë me fëmijët tanë e thithim të njëjtin ajër si ju.