COBO Konstruksion Shtyp

Misioni

zyra-1.jpg

Ndërtuesja e themeleve të sigurta, arkitektja e rezidencave luksoze, skalitësja e mermereve të bardha, dizenjuesja e kopshteve të gjelbra, kuratorja e erës së detit, valës së kripur e rrezes së diellit brenda në shtëpinë tuaj quhet “Çobo construction”.

Historiku

Kompania “Çobo shpk” u themelua në vitin 1990. Aktiviteti i saj tregtar nisi me importimin dhe shitjen e produkteve elektro-shtëpiake dhe ushqimore. Me rritjen dhe fuqizimin e saj, “Çobo shpk” u bë një nga aksionerët e fabrikës së përpunimit të grurit e miellit “Loulis” në Tiranë derisa shënjoi, në vitin 2002, zgjerimin e biznesit tç saj me një degë të re: “Çobo construction”.
Falë punës serioze dhe korrekte, respektimit te ligjit, ”Çobo shpk” dhe “Çobo konstruksion” si degë në zhvillim, janë taksapagues të rregullt dhe të nderuar të qytetit të Vlorës.